Kësaj radhe, ikja nga Kosova është rezultat i humbjes së shpresës

10.04.2019 22:32:15

Nga: Besart Dreshaj

Nē historinë e saj të re, Kosova ka njohur shumë ikje. Ato ishin ikje të nxitura nga pushtuesi, i cili synonte ta zbrazte Kosovën, ashtu që ta sundone pafundsisht. Kosova ka njohur edhe kthimin e atyre e njerëzve të saj, në luftë e në paqe. Kjo sepse njerëzit besonin e shpresonin se e ardhmja ështē më e mirë. Ajo çfarë e bënë të dhimbshme, alarmante, anti-shtetërore, braktisjen e Kosovës nga rinia e saj, është fakti që kësaj radhe, ikja është rezultat i humbjes së shpresës, gjë që në njëfarë mënyre konfirmon faktin se ky pushteti ka arritur synimin e vet. Ky koalicion është i gatshem të qeverisë edhe me Kosovën e zbrazur. Pasi t’i kenë zhvatur të gjitha, të kenë vjedhur gjithëçka, njerëzit që krijuan këtë koalicion, do të ikin, po sikurse ndodh me një formacion mafioz. Janë pikërisht soji i njerëzve për të cilet ka një atdhe të dytë. Nuk duhet t’i lejojmë, e kemi forcën për t’i ndal tani, nesër është vonë!!!