Këshillat e OBSH-së për shëndetin mendor të punonjësve shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19

03.04.2020 19:14:25

Si për të gjithë popullsinë, edhe për punonjësit shëndetësorë situata që ka krijuar pandemia COVID-19 është stresuese. Por për këtë grup është më shumë stresuese dhe e vështirë për shkak se kjo situatë bie më shumë në supet e tyre, si për përgjegjësinë që kanë në trajtimin e rasteve të prekura, që në shumicën e rasteve janë të shumtë në numër majde edhe më të shumtë se sa ata mund të përballojnë. Si pasojë edhe humbjet janë më të mëdha, dhe punonjësit shëndetësorë duhet të përballen me situata më të vështira se zakonisht. Por situata bëhet më stresuese kur ata për shkak të profesionit të tyre kanë vështirësi në përmbushjen e përgjegjësive familjare.

Andaj grupi i shëndetit mendorë të OBSH-së ka përpiluar disa këshilla për ruajtjen e shëndetit mendor të këtij grupi.

  • Ka shumë mundësi që ju dhe shumë kolegë tuaj të ndjeheni nën presion. Është mjaft normale që të ndjeheni në këtë mënyrë në situatën aktuale. Stresi dhe ndjenjat që lidhen me të nuk janë në asnjë mënyrë një reflektim që nuk mund të bëni punën tuaj ose se jeni të dobët. Menaxhimi i shëndetit tuaj mendor dhe mirëqenies psikosociale gjatë kësaj kohe është po aq i rëndësishëm sa menaxhimi i shëndetit tuaj fizik.
  • Kujdesuni për veten tuaj në këtë kohë. Provoni dhe përdorni strategji të dobishme përballimi siç janë gjumi i mjaftueshëm, pushoni gjatë punës ose midis ndërrimeve, hani ushqim të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm, angazhohuni në aktivitete fizike dhe qëndroni në kontakt me familjen dhe miqtë. Shmangni përdorimin e strategjive jo të dobishme të përballimit si psh përdorimi i duhanit, alkoolit ose drogave të tjera. Në afat të gjatë, këto mund të përkeqësojnë mirëqenien mendore dhe fizike. Përhapja e COVID-19 është një skenar unik dhe i paparë për shumë punëtorë, veçanërisht nëse ata nuk kanë qenë të përfshirë në situata të ngjashme. Përdorimi i strategjive që kanë funksionuar për ju në të kaluarën për të menaxhuar stresin mund t’ju ndihmojnë dhe tani. Ju jeni personi që dini më së miri se si ta largoni stresin nga vetja dhe nuk duhet të hezitoni të mbani veten mirë psikologjikisht. Kjo nuk është një sprint; është maratonë.
  • Disa punonjës të kujdesit shëndetësor për fat të keq mund të përjetojnë shmangie nga familja ose komuniteti i tyre për shkak të stigmës ose frikës. Kjo mund ta bëjë situatën që veqse është sfiduese, shumë më të vështirë. Nëse është e mundur ,qëndrimi i lidhur me të dashurit tuaj, përfshirë metodat dixhitale, është një mënyrë e mirë për tu mirëmbajtur kontaktit. Drejtohuni kolegëve, menaxherit tuaj ose personave të tjerë të besuar për mbështetje sociale – kolegët mund të kenë përvoja të ngjashme me ju.
  • Përdorni mënyra të kuptueshme për të shkëmbyer mesazhe me njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale, njohëse dhe psikosociale. Kur është e mundur, përfshini format e komunikimit që nuk mbështeten vetëm në informacionin e shkruar.
  • Dini të ofroni mbështetje për njerëzit që janë prekur nga COVID-19 dhe të dini se si t’i lidhin ato me burime të disponueshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që kërkojnë mbështetje mendore dhe psikosociale. Stigma e lidhur me problemet e shëndetit mendor mund të shkaktojë hezitimin për të kërkuar mbështetje si për COVID-19 ashtu edhe për shëndetin mendor. Udhëzuesi i Ndërhyrjes Humanitare të mhGAP përfshin udhëzime klinike për adresimin e kushteve prioritare të shëndetit mendor dhe është krijuar për t’u përdorur nga punonjësit e kujdesit shëndetësor të përgjithshëm./foksi.org/