Këshillë për nënat e reja/Sa shpesh duhet ta pastroni beben?!

30.05.2019 11:56:16

Nëse bebja është i porsalindur, mjafton ta pastroni dy deri në tri herë për ta mbajtur të pastër. Por, nëse jetoni në zona ku uji nuk është aq i pastër, mbani mend se sasitë e mëdha të ujit munden ta dëmtojnë lëkurën e bebes.

Mos harroni që gjatë pastrimit t’ia pastroni bebes fytyrën rregullisht, gjenitalet si dhe ta hiqni çdo njollë nga lëkura e tyre.

Ku duhet ta pastroni beben?

Më së lehtë e keni ta bëni këtë në lavamanin e kuzhinës ose në një paisje adekuate për pastrimin e bebeve.

Mundeni ta përdorni edhe dushin tuaj të madh, por është paksa më e vështirë për ju të përkuleni.