Këshilli Drejtues i AAK-së voton draft statutin e ri të partisë

13.12.2019 18:49:13

Këshilli Drejtues i AAK sot ka votuar draft statutin e ri të Partisë me të cilin  përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat, një votë.

Ndër ndryshimet tjera të ketij statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 nëndegë.

Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 Dhjetor 2019 ta thërras Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare.

Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, janë pjesë reformave qe ka filluar Aleanca  pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 Tetorit.