Këshilli i Evropës shfaq shqetësimin e tij për nderhyrjen e politikës në...

Këshilli i Evropës shfaq shqetësimin e tij për nderhyrjen e politikës në media

03.05.2017 09:30:48

Këshilli i Evropës shprehu dje shqetësimin për ndërhyrjet e politikës në pavarësinë e mediave dhe shërbimin publik në Evropë, në një vlerësim të komisionerit për të Drejtat e Njeriut, Niels Muiznieks.

“Situata në terren është shqetësuese”, shprehet komisioneri në këtë vlerësim të publikuar në prag të Ditës së Lirisë së Medias, më 3 maj.

Këshilli i Evropës ngriti në 2015 një platformë për forcimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve.

“Një numër në rritje i paralajmërimeve në lidhje me ndërhyrje të politikës në vijën editoriale të transmetimeve publike, një mbrojtje e pamjaftueshme legjislative kundër ndërhyrjeve politike apo mungesës së burimeve financiare të nevojshme për të garantuar pavarësinë e transmetuesit publik”, sqaroi ai