Këshilli kushtetues zyrtarisht shpall Emmanuel Macron për president

10.05.2017 23:30:28

Këshilli kushtetues i Francës zyrtarisht ka shpallur Emmanuel Macron për president të ri të shtetit, transmeton gazeta franceze Ekspres.

Macron me 66,10 për qind të votave më 7 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mposhti kandidaten e së djathtës ekstreme Marin Le Pen, e cila mori 33,90 për qind të votave, ka bërë të ditur Këshilli.