Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Cecaj: Kryeneçet pa urti do të mashtrojnë përsëri

15.05.2017 08:40:17

Kryetari Mustafa gjatë gjithë qeverisjes e dëshmoj se ishte kryeministër i guximshëm dhe largpamës. Ai ishte i guximshëm por jo kryeneç. Guximi i tij u dëshmua, deri në ditën e fundit, se ishte thellë i gërshetuar edhe me urti.

Këtë nuk e kuptuan ata që nuk marrin vesh se – s’ka guxim të dobishëm për një burrështetas pa elementin e urtisë. Këtë nuk e kuptuan (apo nuk deshën) ata që vazhdojnë të akuzojnë se qeverisjes së deritashme i paska munguar guximi. Votuesit në zgjedhjet që po vijnë duhet ta dinë se guximi pa urti i një burrështetasi është i dëmshëm, bile edhe i rrezikshëm.

Edhe më keq, kur këta kryeneç të paguximshëm, që i provuam në këtë qeverisje, e që pretendojnë të udhëheqin me qeverinë e ardhshme, janë edhe mashtrues tipik. Kryeneç, pa urti dhe mashtrues. Jo kjo definitivisht nuk i duhet Kosovës. LDK është oferta më e mirë për këtë vend, dhe këtu nuk ka fare dyshime.