Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu:Veprimi i z. Isa Mustafa për tu terhequr nga kandidatura për kryeministër të ardhshëm, determinoj unitet

15.05.2017 09:40:23

 

Veprimi i fundit i kryetarit të LDK-së, Kryeministrit aktual z. Isa Mustafa për tu tërhequr nga kandidatura për kryeministër të ardhshëm, duke lënë hapësirë kështu për dikë tjetër të kandidohet, pos tjerash ka determinuar unitet gjithëpërfshirës shumë të nevojshëm në kohë shumë të duhur në LDK. Pavarësisht se kush do të jetë kandidatë, mundësia e re për të kandiduar person tjetër, është mundësi e madhe demokratike. Për më shumë në pozitën që mbetet z. Mustafa me përvojën dhe njohurit që ka, është më i përshtatshmi për të bërë ndryshime të reja edhe kadrovike edhe të tjera.