Kështu do të dukej Unitedi i Moyesit nëse drejtuesit do t’ia mbanin premtimet

24.12.2016 21:53:20

David Moyes ka thyer heshtjen për të folur për kohën e kaluar si trajner te Manchester United.

Skocezi që kishte marrë drejtimin e Unitedit pas largimit të Sir Alex Ferguson, pati dështuar në sezonin e parë duke e pozicionuar skuadrën në pozitën e shtatë.

Por, duke folur për këto probleme, Moyes ka akuzuar drejtuesit e Unitedit duke mos ia sjellë transferimet e premtuara, shkruan lajmi.net.

Lojtarë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Cesc Fabregas i janë premtuar Moyesit, ndërsa ia kishin sjellë Maurone Fellainin.

‘Metro.co.uk’ ka bërë një formacion se si do të dukej Manchester United nëse Moyes do të transferonte lojtarët që ka kërkuar.