Kështu e planifikoi 18 vjeçari sulmin tragjik në Munich

23.07.2016 11:05:27

Megjithatë, duket se sulmi i armatosur në Munich, edhe pse jo sulm terrorist, ishte mjaft mirë i armatosur.

Sipas Bild, 18 vjeçari gjerman me origjinë nga Irani, e ka planifikuar mirë këtë sulm.

Ai ka përdorur një profil të rrejshëm në rrjetin social Facebook që të tërheqë sa më shumë njerëz te McDonalds, ku njoftoi se ka zbritje.

Të njëjtën gjë ai e bëri edhe për qendrën tregtare Olympia, fare pranë McDonaldsit, një prej lagjeve më të frekuentuara në Munich.

Ai me vete kishte një revole të kalibrit TT – 9 milimetra me 300 plumba me të cilën kreu aktin barbar.

Nga nënë persona që ai vrau, tri janë shqiptarë nga Kosova.

27 të tjerë ka konfirmuar policia gjermane se janë të lënduar, tri prej të cilëve në gjendje të rëndë.