Kësulkuqja e LDK-së është vënë në përkrahje të Hashim Thaqit për shëndërrimin e FSK-së në ushtri pa u marr vesh me partnerin e koalicionit, me SHBA-të dhe me NATO-n

12.03.2017 10:46:41

Nga Ajet Avdyli

Tani kësulkuqja e LDK-së, qenka teper e knaqur me iniciativën e Hashim Thaqit per t`a transferuar FSK në Ushtri të Kosovës me ligjë. E kemi në mermorien tonë të freskët, kur LDK bëri kualicion me PDK-në, kësulkuqja e LDK e zemruar së tepermi me këtë kualicon, në shenjë revolte nuk e votoi Akademik Isa Mustafën të jetë në ballë të qeverisë së Kosovës. Në ditën kur Hashim Thaqi u zgjodh President i Kosovës, kësulkuqja ishte në Brigjet e Australisë së largët, ku nga atja ku e kishin marrë rrezet e diellit, e po bënte selfije, herë pas herash nxirrte deklarata, dhe thonte se; Ju kam treguar se unë nuk pajtohem me Hashimin president. E dimë të gjithë që në kohën e VLAN-it, i cili tentoi gjasht muaj të mbroj vetën, kësulkuqja ishte e caktuar nga VLAN të mbroj kushtetushmërinë e VLAN-it në Gjykatën Kushtetuese nënë moton me Ramushin kryeministër të Kosovës, atëher kësulkuqja qëndronte e heshtur, nuk ndihej, por që bënte punën e nëntokës kunder LDK-së.

Tani e kemi një iniciativë nga kryetari i Kosovës z. Hashim Thaqi, iniciativë për t`a bërë Ushtrinë e Kosovës, për t`a shëndrruar nga FSK-ja, me ligj, pa u marrë vesh me partnerin e kualicionit, por edhe pa u marrë vesh me ata që janë Liria e vendit tonë, e këta janë SHBA dhe NATO. Përse pikrisht tash kësulkuqja e LDK-së, e përkrah Hashim Thaqin, vërtet kjo pytje duhet të shtrohet dhe duhet të analizohet mirë, me që kërkon sqarim, duke e ditur se pikrisht ajo ishte më e zëshmja kunder kualicionit me PDK, të paktën kështu shitej në opinion, e kështu shitej edhe para elektoratit të LDK-së.

E tani për çudi na del në mbrojtje të Hashimt, gjoja për t`a bërë Ligjin për shëndrrimin e FSK. por edhe për t`a mbështet se këtë po e bënë pa LDK-në, por edhe pa Amerikën dhe NATO-n. Ushtrit në Ballkan që nuk bëhen dhe nuk troanohen me miqët tanë, dihet me SHBA-të, por edhe me NATO-n, në kordinim me ta, duke u dakorduar, kur dihet se ishin liria e këtijë vendi, e liria e këtij populli, nëse dilet prej këtijë konkludime, lirisht mund të konkludojmë se këtu ka, diçka që është vënë në lëvizje, e po lëvizë nga dal, por që pasojat fatëkeqësisht do të i ndiej Kosova. Tendenca për të zhurmue në opinon se gjoja jamë duke lëvizë nga vendi, pa konsulltime me SHBA-të, do të jenë tendenca të dështuara që në START, e dihet kur startin nuk e ke të mirë, edhe fundi do të dalë shumë më keqë. Para ca kohësh Hashim Thaqi e vizitoi Turiqin, dihet kishte takime me kryetarin Erdoan, por këtu ka rëndësi ta cekim se pikrisht nga Turqia bëri një thirrje publike e kërkoi nga Rusia që t`a njoh Pamvarësinë e Kosovës. E gjithë kjo do të ishte në rreguall, por unë do të shtroja një pytje?, perse vallë nga Turqia ku ishte për vizitë???,

Dihet kohëve të fundit se Turqija me Erdoanin pas Tentim-Puqit në Turqi sikur ka filluar të lëvizë me hapa të shpejt drejt Rusisë, por edhe ka perafrime të mëdha, në relacionet Turqi – Rusi. Uroj që pikrisht kërkesa e Hashim Thaqit të mos jetë e koordinuar nga vizita e tijë në Turqi që edhe Hashimi të perpiqet të perafrohet me Rusinë, si kunderpergjigjja Perendimit dhe SHBA-së, por edhe duke kërkuar që të mbroj vetën e tijë para Gjykatës Speciale. Urojm që këto të mbeten vetëm supozime, por, iniciativa e fundit për ta shëndrruar FSK, pa u kordinuar me ata që unë gjithmon i quaj Liria e Kosovës, na bënë të dyshojmë se gjërat mund të lëvizin edhe në krahët e tjerë.