Këta janë 10 njerëzit më me ndikim në botë

25.09.2016 19:33:49

Për herë të gjashtë Bloomberg, kurse për herë të parë bashkë me Businees Week, publikon listën e 50 njerëzve më me ndikim në botën.

Kush janë njerëzit, duke ju falënderuar fuqisë, pikërisht sundojnë me botën ose janë qenë njerëzit më me ndikim në botë gjatë vitit të kaluar? Në listë nuk janë vetëm financierët ose politikanët, por sipas vlerësimeve të Bloombergut, në listë ka vend edhe për intelektual, transmeton lajmi.net.

Kjo është lista e 10 njerëzve më me ndikim në botë, kurse në mesin e 50 të përzgjedhurve është edhe Mark Zuckerbeg (në vendin e 39-të) dhe presidenti rus, Valdimir Putin në vendin e tridhjetë.

Lajmi.net ju sjellë renditjen e 10 njerëzve me të fuqishëm në botë sipas Bloomberg:

  1. Sergio Moro, prokuror shtetëror, Barazil

Moro me ekipin e tij të prokurorëve dhe hetuesve për më shumë se dy vjet ka përcjellë gjurmët e parave në katër kontinente, ndërsa kur e kanë kuptuar se ku kishin humbur dy miliardë dollarë, u krijua klima politike për largimin e presidentes braziliane, Dilma Rouseff, e përfshirë në këtë skandal financiar.

  1. Warren Buffet, pronar i Berkshire Hathaway

Warren Buffet është njëri nga investitorët me të njohur në botë. Nuk është spekulues, investimet e tij përfshijnë shumë fusha. Buffet këtë vit ka blerë kompani që prodhojnë pajisje industriale. Berkshire i tij i ka rritur aksionet në Apple në 55 për qind. Ndërkohë, Buffet, sipas të dhënave të fundit, llogaritet njeriu i tretë më i pasur në botë.

  1. Janet Yellen, drejtoreshë e rezervave shtetërore amerikane

Duke ju falënderuar Yellen, ekonomia amerikane ka vazhduar rritjen stabile. Kur vitin e kaluar nisi rritjen e parë të nivelit të kamatave, ky hap nuk ndikoi keq në ekonomi, e as nuk i “shkatërroi” tregjet, siç kishin menduar disa nga ekspertët financiarë amerikanë. Mirëpo, Yellen nuk u ngut me hapin tjetër të rritjes së kamatave, që siguroi stabilitet.

  1. Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane

Bankieri italian ka luajtur rol jetësor në krye të Bankës Qendrore Evropiane kur u kuptua largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Edhe pse pati shumë panik, Draghi i bindi të gjithë që Brexit nuk do të ndikojë fare në stabilitetin financiar evropian. Kjo doli e saktë.

  1. Angela Merkel, kancelarja gjermane

“Ne ketë mund ta bëjmë”, janë fjalët e Angela Merkelit drejtuar refugjatëve. Megjithatë, koha tregoi se gjermanët nuk ndajnë bindje të njëjta me kancelaren e tyre, politikanen më të fuqishme evropiane, gjë që e dënuan në zgjedhjet lokale. Edhe pse popullariteti i Merkelit është në rënie, ende nuk ka dalë pasardhësja e saj po aq e fuqishme që do të mund të drejtonte Evropën.

  1. Jeff Bezos, themelues dhe drejtor i Amazon.com
  1. Xi Jinping, presidenti kinez
  1. dhe 2. Hillay Clinton dhe Donald Trump
  1. Theresa May, kryeministrja britanike

Pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, kryeministrja e re britanike hodhi poshtë të gjithë spekulimet se mund të ketë një referendum të dytë për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE.

Disa muajt e parë, Theresa May në pozitën e kryeministres ka treguar se negociatat me bankat, kompanitë e sigurimeve dhe investimeve, vetëm sa e ka forcuar Londrën si qendër financiare e Evropës.