Këta janë 5 kandidatët që morën më së shumti vota në vitin 2014 (Foto)

18.05.2017 17:42:33
Më 11 qershor qytetarët e Kosovës do të dalin për vënë votën e tyre për të zgjedhur deputetët e rinj.

Burimet ua rikujton se cilët ishin pesë kandidatët më të votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në listën e kandidatëve më të votuar ishin ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi më 166,422 vota.

Isa Mustafa

I dyti në këtë listë është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me 121,059 vota.

Albin Kurti

Ndërsa, ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pati marr 63,602 vota.

Kadri Veseli

Kurse, kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli që në atë kohë ishte zëvendëskryetar i PDK-së, kishte marr 54,872 vota.

Ramush Haradinaj

Në top pesë kandidatët më të votuar është edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me 50,388 vota.