Këta janë kandidatët potencial për deputetë pas ndarjes së ministrive

09.09.2017 12:42:39

Grupi Parlamentar i PDK-së do të mblidhet sot në ora 14:00, ku do të bëjë publik emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit të ardhshëm qeveritar, i cili pritet të udhëhiqet nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tregoi se cilët janë kandidatët potencial për tu zgjedhur deputetë pasi të ndahen ministritë.

“Nëse sot do të votohet Qeveria, me emrat e shumicës së ministrave të përfolur në media se do të udhëheqin dikasteret e Qeverisë Haradinaj. Atëherë këta janë kandidatët në pritje, që potencialisht pritet të jenë deputetë në legjislaturën e gjashtë. Nait HASANI PDK 9578 vota, Fadil BEKA PDK 9234vota, Enver HOTI NISMA 9182vota, Gani DRESHAJ AAK 9180 vota, Bekë BERISHA AAK 9100 vota, Muharrem NITAJ AAK 8982 vota edhe Imet RRAHMANI LDK 7272 vota”, ka shkruar Kryeziu në një shkrim të tij në Facebook.