Këta janë liderët evropianë me të cilët Kurti u takua në Mynih

15.02.2020 22:56:09

Kryeministri i vendit, Albi Kurti, ka thënë se në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me shumë liderë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“Sot u takova me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajca; Kryeministrinë e Sllovenisë, Sarec Marjan, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Sarec Marja; Kryeministrinë e Kroacisë, Andej Plenkovic dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gordan Grlic Radman, dhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Radmila Sekerinska”, ka shkruar Kurti.