Këta janë pronarët që kanë uzurpuar pronën komunale në Qendër të Prishtinës (Dokument)

19.03.2017 12:30:32
Rreth 100 prona komunale llogaritën si të uzurpuara në qendër të Prishtinës. Mbi këto prona ka ndërtime të larta e të ulëta, rrethoja e parkingje pa lejen e Komunës.

Rreth 470 prona në pronësi të Komunës së Prishtinës janë të evidentuara në një Manual që e ka hartuar Drejtoria e Pronës së Komunës së Prishtinës në Qendër. Nga to rreth 100 prona nuk kanë kontratë me komunën e Prishtinës për tokën që shfrytëzojnë, e që llogaritët që janë uzurpime. Për më keq, gati në të gjitha këto prona ka ndërtime të ndërtuara me material të fortë, në disa nga to ka ndërtime të ndërtuara me mater.

Ka kohë që Komuna e Prishtinës e ka hartuar Projektit për evidentimin e të gjitha pronave komunale i cili është financuar nga Zyra zvicerane ne bashkëpunim në Kosovë-Helvetas Swiss Intercooperation.

Nuk është caktuar viti ose data kur janë zënë pa lejen e Komunës këto prona, por evidentimi i tyre është thënë se është bërë në dhjetor të vitit 2014. Në këtë evidentim paraqitet: numri i ngastrave të evidentuara, hapësirës sipërfaqësore të tyre, numri i shfrytëzueseve që kanë poseduar parcelat, cilat janë evidentuar prona të lira, të shfrytëzueshme. Nga ky evidentim ka rezultuar se krejt Prishtina ka sipërfaqe në pronësi të vetë, tokës prej2996 ha 49 ari27 m2, dhe shfrytëzues të këtyre pronave janë evidentuar 6183 persona me ose pa leje.

Prishtinës ka gjithsej 42 zona kadastrale dhe në këtë dokument janë të evidentuara, pronat në shumicën e lagjeve dhe shumë fshatra të Prishtinës, si në lagjen ‘Dardania’, ‘Ulpianë’, ‘Lagja e Spitalit, ‘Aktash’, ‘Parku i qytetit’, etj. Por, lajmi.net në këtë shkrim sjell vetëm pronat komunale që janë të evidentuara në Zonën Qendër të Prishtinës.

P.sh, një objekt kolektiv që është i ndërtuar në tokën komunale në një hapësirë prej 770 m2 i cili gjendet në Rrugën ‘Fehmi Agani’. Hotel ‘Sirius’, që gjendet në Rr ‘Agim Ramadani, sipas këtij dokumenti, e shfrytëzon pa lejen e komunës, hapësirën publike prej 400 m2, ose në kaq hapësirë është e ndërtuar një pjesë e objektit. Po në këtë rrugë në Zonën e Qendrës, 60 m2 tokë e komunës janë e zënë nga ‘Hamburger Jeta’, një objekte banesorë ka zënë hapësirën në pronë komunale pa leje prej 1500 m2, etj. Fakulteti ekonomike, juridik janë të shtrirë në tokë komunale pa marrëveshje.

Megjithëkëtë, në  Qendra ka më pakë prona komunale që shfrytëzohen pa lejen e komunës se sa në shumë lagje tjera.

Ndonjë hapësirë e shfrytëzuar ku ka objekte është edhe e institucioneve zyrtare ose komunale, por që drejtoria e Pronës së Prishtinës ka shënuar që shfrytëzohet pa ndonjë marrëveshje më këtë drejtori.

Në tabelat e më poshtme mund të shihni emrat e personave ose pronat që shfrytëzohen pa lejen e Komunës në Qendër të Prishtinës. Për të parë pronat klikoni mbi tabele.