Këta janë veteranët mashtrues të Zonës së Pashtrikut sipas prokurorisë

16.09.2018 21:41:48
Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, që po pretendohet se kanë përfituar kundërligjshëm pension prej 170 euro në muaj, lajmi.net tani sjell emrat e Zonën Operative të Pashtrikut.

Në aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë thuhet se 4701 personave duhet t’u ndalen të ardhurat mujore që marrim në cilësinë e veteranit.

Lexo edhe:

Pensioni prej 170 euro që morën 46 mijë veteranët, 20 mijë prej tyre të cilësuar të rremë, i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.

Në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Kujtojmë, se Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së. Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net është në vazhdimësi duke publikuar pjesë të aktakuzës voluminoze, mbi 900 faqe, që prokuroria ka bërë ndaj 12 anëtarëve të komisionit për veteranë.

Po ashtu lajmi.net do të vazhdojë publikimin e listave me emra të veteranëve në zonat tjera operative që prokuroria po i cilëson mashtrues.