Këta janë zyrtarët e shkarkuar për rastin e Astrit Deharit

22.11.2016 13:23:52

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, dhe stafi menaxhues i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, janë shkarkuar  nga detyra pas vdekjes së Astrit Deharit tri javë më parë në burgun e Prizrenit.

Vendimin për shkarkimin e tyre e ka marr sot ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha bëjnë të ditur burim të lajmi.net.

Shkarkimi i personave përgjegjës ishte paralajmëruar që do të ndodh sot.

Astrit Dehari, student i mjekësisë dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje më 5 nëntor 2016, u gjet i vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren