Këta nuk janë çlirimtarë: Çlirimtarët nuk e bëjnë një popull t’ua ketë frikën dhe të lutet që Zoti t’ua thyejë qafën!

Nga Rexhep Kastrati

Ishte qershori i vitit 1999 dhe ishte një situatë ku shpërfaqeshin elemente të shprehjeve triumfaliste, arrogante dhe kërëcënuese të atyre që flisnin në emër të luftës. ishte situatë vërtetë e nderë dhe shqetësuese, që shoqërohej edhe me orën policore. Duke qenë tip që refuzon imponimin dhe situatat e jolirisë, dhe që kishte kohë që isha kundërvënë formave destruktive dhe kundërkombëtare, nuk mund të heshtja, nuk mund të mos shprehja kundërshtimin tim ndaj kësaj gjendjeje. Dhe në këtë kontekst, një gazetar gjerman më pat pyetur: Mendoni se z. Milosheviq dhe z. Thaçi duhet të gjykohen në të njëjtën Gjykatë? E kishte fjalën për Gjykatën e Hagës. E pata shikuar se mos më provokonte, dhe i pata thënë: Millosheviqi akuzohet për krim dhe gjenocid ndaj tre popujve: kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, kurse Hashim Thaçi ka qenë drejtues i një organizate guerile që nuk ka pasur mundësi të bëjë krime të tilla, edhe po të donte. Me fjalë të tjera, ia pata bërë të qartë se nuk mund të kishte barazim ndërmjet masakrave gjenocidale të Milosheviqit me ndonjë krim të kryer nga individë apo grupe nën emrin e UÇK-së, aq më tepër kur UÇK kurrë nuk ka qen një strukturë unike dhe me komandë të konsoliduar në vijë vertikale dhe horizontale. Nuk u desh shumë kohë, të kuptohet se ishin vetë shokët, apo ish-shokët që ua bënin grupën njëri-tjetrit. rasti i Fatmir Limajt është rast unik i cili dëshmon solidaritetin edhe në nivele të tilla siç është (vetë)sakrifikimi për të parin, për kapon, pra për Hashim Thaçin. Po ashtu, kush ka përcjellë gjykimin e Fatmir Limajt në Hagë, ka mundur të vërejë se ishin ish-pesëtarë të SHP të UÇK-së që kanë qenë dëshmitarë të Prokurorisë, dhe që gjatë procesit hetimor, kishin thnë gjëra të rënda për Fatmir Limajn. Edhe kur kishte liruar nga akuzat, Fatmir Limaj kishte vazhduar me shpirt të angazhohej në të njëjtën linjë. Ka të tjerë më pak të njohur që kanë vuajtur vite burg me akuza për krime lufte dhe që janë dënuar me dëshmi nga ish-shokët e tyre. Gjithë këtë histori, e kishte sqarura Ganja në ditën kur duhej të zgjedhej Hashim Thaçi president, kur kishte bërë të qartë se grupi “Drenica” dënohej pasi që shokë apo ish shokë të pjesëtarëve të atij grupi kishin bërë qindra apo mijëra dosje kundër tyre. Pra, historia e gjyqeve dhe e akuzave është histori e dëshmive të shokëve apo ish-shokëve kundër njëri-tjetrit. Dhe kjo nuk është histori e luftës çlirimtare, por është histori e tradhtive dhe pabesive që shokët apo ish-shokët ia kanë bërë apo vazhdojnë t’ia bëjnë njëri-tjetrit. Në këtë kuptim gjithë kjo histori që në fjalime dhe forma të ndryshme të komunikimit publik po paraqitet si përndjekje, si barazim të luftës çlirimtare me krimet dhe gjeonicidin e Milsheviqit ndaj shqiptarëve, po del të mos jetë asgjë tjetër, pos përpjekje e vazhdueshme për të fshehur krimet dhe veprimet individuale apo grupore të individëve dhe të strukturave të ndryshme mafiozo-politike, si dhe për të mos dalë e vërteta për tradhtitë dhe pabesitë tjera që ia kanë bërë njëri-tjetrit. Dhe prandaj kërkohet që të fshihen edhe më tej mbrapa emrit dhe emblemës së UÇK-së, duke i bërë dëm shumë të madh vetë imazhit të saj. Është kështu për faktin se të mundohesh të fshehësh dhe të mbulosh krimet apo veprat tjera të dëmshme me emrin e UÇK-së, do të thotë të identifikosh UÇK-në me ato krime dhe vepra të dëmshme. Në anën tjetër, duke u munduar që me emrin dhe emblemën e UÇK-së edhe tradhtitë dhe pabesitë që i kanë bërë, apo vazhdojnë t’ia bëjnë njëri-tjetrit, po ashtu do të thotë ta identifikosh UÇK-në me tradhti dhe pabesi. Në këtë mënyrë, historia e UÇK-së. e cila pavarëisht si ka zënë fill, pavarësisht se çka kanë bërë në emër të saj, mbetet histori e luftës çlirimtare. Dhe më të rëndë për këta, gjendjen e ka bërë dhe po e bën këmbëngulja për të kundërshtuar ballafaqimin me të vërtetën, qoftë edhe të hidhur edhe me çmimin e destabilizimit zë endit deri në luftë vëllavrasëse. Thirrjet për ta përmbysur shtetin, nuk janë asgjë tjetër pos thirrje për ta çuar vendin në një anarki dhe konfliktualitet të brendshëm, që do të ishte edhe fundi i tij, që në rastin më të mirë do të thotë të kthehesh në gjendjen e vitit 1999, kurse në rastin më të keq, do të thotë të zhytesh në një luftë vëllavrasëse. Këto nuk janë kërcënime q kanë dal tash, por këto janë kërcënime dhe qëllime që nga kohë e luftës, kur më shumë bëhej propagandë kundër presdientit Rugova dhe LDK-së, sesa kundër Milosheviqit dhe Serbsë, por edhe të pasluftës, kur propaganda ishte edhe më e rëndë, edhe më rpimitive edhe më luftënxitëse dhe kur bëhej ekzekutimi i personaliteteve të ndryshme politike, dhe ushtarake, që vijonin qysh nga kohë e luftës. Pra, kërcënimet me luftë dhe me përmbysje janë aq të hershme sa edhe linja e Tiranës/Kretës. Institucionet e Kosovës, ato nën UNMIK-un, dhe këto nën EULEX-in, nuk kishin fuqinë dhe vullnetin për të ndalë arrogancën dhe mbrpashtitë e njerëzve të fuqishëm dhe të paprekshëm, duke krijuar kështu iluzionin e lirisë, e që në fakt ishe joliri. Prandaj, populli ishte bërë kajl që edhe Gjykata speciale të bëhej veç që të dilte dikush që do t’i ndalte këta njerëz. Këta me asgjë nuk ngjanin në çlirimtarë, sepse në fakt nuk ishin dhe nuk janë të tillë, sepse çlirimarët nuk e bëjnë një popull t’ua ketë frikën dhe të lutet që t’ua thyejë Zoti qafën. Dhe nëpërpjekje për të shpëtuar pa ua thyer Zoti qafën, ose që bashkë me ta, të marrin me vete edhe një popull të tërë, këta po mundohen të bëjnë gjithçka që ta përkeqësojnë gjendjen deri në luftë vëllavrasëse. Prandaj, është koha e syçeltësisë dhe kujdesit maksimal që të mos bihet në provokime që mund të përkeqësojnë gjendjen.