KËTHIMI I KRIMINELIT NE VENDIN E KRIMIT

10.09.2018 08:07:56

/Sipas tij Millosheviqi qenka dashtë qe ne Kosovë të bëjë krime edhe me te medha/

nga Binak Maxharraj

E lejuat kriminëlin të këthehet ne vendin e krimit.Erdhe dhe rrahte gjoks se ketu jame ne token time.U soll andej e kendej kah mendonte se do te ia ven megjen,

Por edhe më keq ishte shume poshteruese për popullin e Kosoves,ndoshta jo per ju pushtetar, sepse ju as qe keni sens politik,kur Vuçiq ne sheshin Car Lazari e lartesoi aq shumë snatrapin dhe kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq me fjalët:”Sllobodan Millosheviqi ka qenë një lider i madh,por Vuçiqit i vjenë keq,që nuk ka arrijt ti përmbushe qellimet e tij”.

Pas këtyre fjaleve sikur te kishte ndodhë ne një shtet tjeter,do te shoqerohej nga policia e drejte ne kufi,sepse sipas tij “Millosheviqi nuk paska arrijtë me i perëmbush qellimet e tij.
Ja kjo ështe fytyra e vertet e kriminelit Vuçiq,sepse sipas tij Millosheviqi nuk i paska përmbushë qellimet e tij,anips ai ka vra mbi 10 mije civil ne Kosovë,ka pëerdhuni mbi 20 mije nana e motra tona,e ka ba krejte shkrum Kosoven,ka deportuar me dhunë mbi 1 milion shqiptar vetem gjate luftës etj.

Të gjitha keto qe ky kriminel qe veproi bashk me Millosheviqin gjatë luftës nuk qenkan te mjaftueshme,sepse sipas Vuçiqit qenka dashtë qe te vriten edhe më shume shqiptare,te pëerdhnohen edhe me shume motra tona,te kallet edhe me shumë Kosova,etj,etj.

Keshtu veprojnë te gjithë kriminelet kur kethehen ne vendin e krimit.

Keshtu veprohet kur krimineli lejohet te hyne ne shtetin tone dhe te thotë hapas se Millosheviqi gjate luftës nuk i ka përmbushë qellimet e tij.