Këto ekipe janë favorite për ta fituar Botërorin “Rusia 2018

11.10.2017 17:56:43

Ende pa përfunduar mirë eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”, bastoret tashmë kanë nisur t’i përzgjedhin favoritët për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Favorit për ta fituar Botërorin 2018 janë Gjermania, kampioni aktual, dhe Franca, të cilat kanë kuotën 6 euro.

Kurse, pastaj renditen Brazili (koeficiente 7) dhe Spanja (koeficienti 7.5), shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca, përcjell Express.

Ndërsa, në mesin e favoritëve është edhe Argjentina e Lionel Messi, edhe pse me mund të madh siguroi kualifikimin në Botëror.  /Express