Këto janë armët speciale që përdori Policia Speciale për arrestimin e Gjuriqit

08.04.2018 12:28:53

Muajin e kaluar më 26 Mars në një prej aksioneve më spektakolare të mbajtura ndonjëherë, Policia Speciale e Kosovës, kishte arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Aksioni kishte bërë bujë të madhe në opinionin publik, ishte raportuar edhe në mediet prestigjioze ndërkombëtare, për shkak të mënyrës së realizimit.

Por, i gjithë ky aksion i zhvilluar me sukses, pa ndonjë të vrarë apo lënduar rënd, ka kërkuar edhe njësite të mëdha policore dhe resurse armatimesh.

Ish- pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari,  i cili është njohës i mirë i armëve luftarake, në një prononcim për “Bota Sot”, ka treguar për disa nga armët që Policia e Kosovës ka në inventarin e saj, e që të njëjtat janë përdorur edhe në aksionin për arrestimin e Gjuriqit.

Policia Speciale është e pajisur me pistoleta  të prodhimit austriak “Glock 19” dhe “Glock 17”.

Ajo posedon disa lloje të armëve të gjata të familjes së “Hecklerit” siç janë ‘MP5” i gjatë 9 milimetrash me optikë dhe laser.

Ndërsa, arma tjetër të familjes e “Hecklerit” është “MP5 klein” (prodhime gjermane) që është armë më e shkurtër dhe mundë të futet edhe nën rroba.

Policia posedon edhe armën amerikane të familjes Koch, modeli MR556A1.

Image