Këto janë propozimet e kuvendarëve që kanë kërkuar debatin dhe të ekspertëve të tyre

03.08.2016 22:28:54

Në emër të ekspertëve dhe 24 deputetëve të nënshkruar për debatin e sotëm, Nait Hasani nga PDK-ja ka bërë të ditur konkluzionet dhe propozimet e tyre

  1. Komisioni shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka bërë disa lëshime.
  2. Kufiri nuk është i tërësisht gabim, por vetëm në disa segmente që arrin në 8200 hektarë.
  3. Ne propozojmë që këto segmente të rikthehen sipas kushtetutës së 1974.
  4. Propozojmë që seanca plenare të kërkojë nga miqtë ndërkombëtare që të ndërmjetësoj rinegociimin e vijës kufitare në frymën e miqësisë.