Këto janë masat që Bashkia e Shkupit do t’i merr për ndotjen në kryeqytet

26.12.2016 18:50:42

Bashkia e Shkupit dhe kryetarët e komunave që përbëjnë këtë komunë sot kanë filluar që të hartojnë planin për masat kundër ndotjes në kryeqytet dhe për këtë ministrive përkatëse ju kanë propozuar disa masa për t’i shqyrtuar e pastaj për t’i zbatuar.

Ministria e Ekologjisë duhet që të kontrolloj të gjithë kompanitë dhe subjektet, nëse përmbajnë filtra për oxhaqet e tyre dhe a respektojnë normativën për mos-ndotje të ambientit.

Bashkia e Shkupit do të kërkojë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni që të sheh mundësinë që në Shkup të vozitet me regjimin ”çift, tek”.

Si masa dytësore janë përfshirë që Ministria e Shëndetësisë dhe e Ambientit që të kontrollojnë të gjithë rrugët, për të kontrolluar a mundet që të dezifektohen të gjithë akset rrugore.