Këto janë raketat me të cilat Trump iu kërcënua Rusisë

05.05.2018 14:43:41
Presidenti amerikan Donald Trump, para se të sulmonte Sirinë, kishte paralajmëruar Rusinë në një twitt në Twitter që të përgatitët për raketat “e bukura dhe të mençura”. Gjatë mesit të muajit prill, SHBA, Britania e Madhe dhe Francë i lëshuan raketat në Siri, ndërsa për herë të parë është përdorur edhe “Lockheed Martin” amerikan.

 

Pas lëshimit nga Katari, dy bombardues B- 1B kanë lëshuar 19 projektiva JASSM- ER.  Raketat mund të fluturojnë mbi 800 kilometra për shkak të zgjatjes ER, teknologji kjo që është prezantuar në vinin 2014, por deri më tani nuk është përdorur në luftë.

Por me të gjitha gjasat raketat janë lëshuar jashtë hapësirës ajrore siriane, pasi që bombarduesit B-! nuk mund të veprojnë në zonat të cila mbrohen nga sistemet moderne PVO, të ngjashme si S-400 rus.

Në këtë rast, ndonëse forcat ruse nuk u përpoqën të qëllonin forcat aleate, vetëm prania e “S-300” dhe “S-400” me një distancë prej 400 kilometrash, çoi në përdorimin e raketave me rreze të gjatë.
Shumica e 105 raketave të gjuajtura nga aleatët perëndimorë në sulmin ishin “Royton’s” BMG-109, i njohur gjithashtu si Tomahawk Cruise Missile. Ata u nisën nga anijet dhe nëndetëset në Detin Mesdhe, Detin e Kuq dhe Gjirin Arab.

Sipas disa analistëve, ajo është një nga sistemet më moderne të raketave, të cilat janë pothuajse të pakontrollueshme për radarët si ato që ndjekin sistemet “S” PVO ruse.

Megjithëse Siria dhe Rusia pohojnë se më shumë se 70 raketa janë shkarkuar nga Aleatët, të cilat Perëndimi e mohon, analistët supozojnë se asnjë “JASSM” nuk është zvogëluar. Të gjithë thonë se u vunë në shënjestër në Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit në Barzah.

“ E kemi zgjedhur këtë synim me kujdes për të i ikur rrezikut të civilëve. Reagimet e para janë se në ia kemi dalë në qëllimit tona luftuese”, ka thënë gjenerali Kenneth McKenzie.
Raketat të cilat bëhen në shtetin amerikan Alabama, kushtojnë 1,4 milionë dollarë, ndërsa janë të rënda 450 kilogramë.