Këto vitët e fundit për Kosovën ishin të humbura?!

14.04.2020 22:35:00
Nga Skënder MULLIQI
Këto vitët e fundit për Kosovën ishin të humbura?!Të humbura më stagnime, më thellimin e përqarjeve , vite që na brengosën. Vite që ja huqëm më ka krejt më politikat miope, pamë rënje edhe të moralit public, krim e korrupcion të cilave ju paraprinë politikanët. Këto ishin vite të rënda , kur kemi pritur zhvillime pozitive për një të ardhme të mirë të shtetit të Kosovës. Sikur mos të ishin këto struktura të deritashme politike , sigurisht së do ti kishim punët shumë më mirë.Këto struktura politike nuk reflektuan pozitivisht,por vetëm futën frikë për të ardhmën tanë.Kosova u përballë më kriza të vazhdueshme institucionale të prodhuara për ti mbuluar mos punën e tyre, për ti mbuluar abuzimet rënda në kurriz të qytetarëve .
Nuk dështën të mësojnë asgjë nga e kaluara historike, dhe nga lufta e fundit .Dhe, hajde pse nuk mësuan për të mirë, por si mësuan që më këmbë e duarë , më sy dhe vesh , në mënyrë të fshehur e më shumë haptazi të mësojnë për së mbrapshti?! Kjo ngjanë më shumë në njerëz shizofrenik. E vërtata , është së këta u përcaktuan që ti përdorin metodat e mashtrimit dhe manipulimit.Krijuan gjendje, që periudhën e paqës të shfrytëzojnë si vazhdim të luftës politike në mënyrë jo parimore .
Dhe, kjo gjendje as e paqës dhe as e luftës të shprehem ashtu , nuk po ndalët. Nga lufta më Serbinë , na mbetën varrëza masive të gjenocidit serbomadh. Nga të gjitha këto të liga nuk mësuam as si individ as si kolektivitet!Jemi duke i dhënë njeri- tjetrin grushta të forta nën brez. Ne vend të unitetit, kemi zgjedhur metodat më brutale të mundshme. I kemi harruar masakratë gadi në çdo cep të Kosovës !Dhe, askush nuk e vuri gishitin në kokë, e të pyes ku jemi ne, dhe së çka po i bëjmë njeri- tjetrit, dhe ta pyesim vetën , çfarë shoqërie po ndërtojmë ?
Unë do të kisha thënë, e ju si të dëshironi, të errët, gadi fashiste, në suaza të kulturës më shumë të vdekur?!Si të shprehem ndryshe.Urdhëroni na sqaroni. Kur një shtet i ri po braktisët masovikisht. Kur Kosovën dhe popullin e saj edhe në kushte pandemie e futët në lojëra të ndyta politike, kur po rrezikohet sovraniteti dhe shtetësia …?! Çfarë sqarimi na duhet më tepër?! Kënd kemi të fajësojmë ?Njerëzit kërkojnë drejtësi, mirëqenje që na i ofrojë qeveria të cilën e rrënuat .Kosovës nuk i duhen kërcënimet , shantazhet për interesa përsonale të grupeve politike përfituese, të cilët nuk dojnë më pranu së epoka e tyre në politikë ka përfunduar …!