Këtu nuk është Kim Jong-un? Mediumi britanik tregon se kush mund të jetë në fotografi!

27.04.2020 16:03:47

Një foto e falsifikuar që pretendon të tregojë Kim Jong-un të vdekur në një arkivol qelqi është bërë është bërë virale mes thashethemeve të vazhdueshme për udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Sipas The Sun imazhi – që mendohet të jetë një foto e dokumentuar nga funerali i babait të tij në vitin 2011 – duket se tregon Kim të shtrirë nën një batanije të kuqe me kokën mbi një jastëk.

Ndërkohë SHBA dhe Kina po kërkojnë të gjejnë të vërtetën për pretendimet se udhëheqësi i Koresë së Veriut është ose i vdekur ose i sëmurë rëndë në një gjendje vegjetative pas operacionit të zemrës.

Ndërsa Koreja e Veriut u përpoq për të treguar se ai është gjallë sot duke publikuar një letër që thuhet se është shkruar nga Kim për ndërtimin e një vendpushimi.

Por mungesa e ndonjë imazhi të ri të Kim vetëm se ka shtuar spekulimet.

Sidoqoftë, fotografia që po ndahet në internet besohet të jetë e manipuluar.

Siç shkruan tutje The Sun, imazhi – përputhet nga afër me një foto nga funerali i babait të tij Kim Jong-il pasi ai vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2011.

Ajo ka të njëjtin kënd të ulët, jastëk ceremonial dhe aranzhime lulesh pas kokës së tij – duke sugjeruar që fytyra dhe supet e reja të Kim janë mbivendosur.