KFOR-i dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ndihmojnë 15 familje kosovare

25.03.2017 14:12:29
KFOR-i në Kosovë, përveç misionit të tij ushtarak ka ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj edhe në aspekte tjera, si infrastrukturor, por edhe në aspektin social dhe ekonomik.Një veprim të tillë KFOR-i gjerman e ka bërë edhe këtë të premte duke iu bashkuar një aksioni bamirës për ndihmë familjeve skamnore në disa komuna të vendit.

Së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, pjesëtarë të KFOR-it gjerman kanë vizituar 15 familje që jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike në komunat, Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Drenas.

Drejtori i kësaj shoqate Halil Kastrati thotë për Ekonomia Online, se aksioneve të tilla humanitare KFOR-i i bashkohet shpeshherë.

Ai thotë se përveç ndihmës logjistike, pjesëtarë brenda këtij institucioni japin edhe donacione personale për këtë shoqatë.“Me KFOR-in gjerman kemi bashkëpunim të mirë. Këta e çmojnë lart punën tonë dhe jo rrallëherë edhe na bashkëngjiten në aksion”, thotë ai.

Ai thotë se donatorë i këtij aksioni është bashkatdhetari Driton Shala nga Prizreni që jeton dhe vepron në Gjermani.Ndërsa shtoi se aksione të tilla ndërmarrin çdo ditë, ngase thotë se gjendja e shumë familjeve kosovare vazhdon të jetë e rënduar.

Përveç mungesës së gjërave ushqimore, shumë prej këtyre familjeve ballafaqohen edhe me sëmundje të ndryshme, të cilat nuk po arrijnë t’i përballojnë.

Pjesëtarë të kësaj trupe mbrojtëse u shprehën të kënaqur me punën dhe veprimtarinë që ushtron kjo shoqatë.

17493113_1382914511771701_3276201380485469112_o