KFOR-i vëzhgon situatën në veri me dy helikopterë

28.05.2019 10:05:37

Dy helikopterë të KFOR-it po e vëzhgojnë situatën në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të gjerë në veri dhe në jug të Mitrovicës.

Nga disa pamje të siguruara, shihet se dy helikopterë të KFOR-it po e vëzhgojnë situatën në veri të Mitrovicës, pas arrestimeve të shumta.

Operacioni i policisë ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Gjatë këtij operacioni, një pjesëtar i Policisë është plagosur me armë zjarri.