KFOR përgënjeshtron raportimet se do ta kthejë në kontroll Kullën e Aeroportit

02.02.2018 15:36:40

KFOR ka mohuar raportimet se do ta kthejë në kontroll sigurinë në Kullën e Aviacionit të Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, duke folur për Gazetën Express tha se lajmi që KFOR do të marrë kontrollin mbi hapësirën ajrore në Aeroport nuk është absolutisht i vërtetë.

Madje ai kujtoj se gjenerali Giovanni Gungo nga nëntori i vitit të shkuar ka përfunduar misionin e tij si komandat i KFOR’it.

“Giovanni Fungo të cilin e kanë cituar mediat është larguar në nëntor dhe nuk është më pjesë e KFOR’it”, tha Grassso.

Ndryshe, një portal online raportoi më herët, me burime, se KFOR pas 10 vitesh do ta kthejë në kontroll të saj sigurinë në Kullën e Aviacionit të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.