Kim Jong-un mund të përfundojë si Sadam Huseini

05.09.2017 14:15:32

Presidenti rus Vladimir Putin duke folur në fund të samitit të “BRIC”, në Kinë, paralajmëroi mbi “histerinë ushtarake” dhe tha se diplomacia është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën.

Ai paralajmëroi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka menduar se mbijetesa e regjimit të tij varet nga zhvillimi i armëve bërthamore, por theksoi se ky ishte një gabim i madh.

Presidenti rus, paralajmëroi hapur Kim-in të mos e lejon Korenë e Veriut të përfundojë si Iraku.

 

“Sadam Huseini refuzoi prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, por madje edhe nën atë pretendim, ai u shkatërrua dhe anëtarët e familjes së tij u vranë. Vendi u shkatërrua dhe Sadam Husein u var. Gjithkush e di këtë dhe të gjithë në Korenë e Veriut e dinë këtë”, tha Putin.