Kim Jong vrau vëllain për t’i përcjell botës një mesazh

26.09.2017 23:34:31

Kim Jong Un vrau vëllanë në muajin shkurt të këtij viti.

Në një raport të ri të publikuar së fundmi, thuhet se Kim Jong Un donte ta vriste vëllanë e tij në mënyrën më të tmerrshme të mundshme me qëllim që t’i fuste frikën “pjesës tjetër të botës”.

“Fox News” shkruan se vrasja e guximshme e Kim Jong Nam e ndodhur në muajin shkurt, e ekzekutuar nga ana e dy prostitutave në aeroportin e Kuala Lampur në Malajzi kryesisht ka mister dhe brutalitet.

Ka raporte tanimë të reja që thonë se kjo vrasje ka ndodhur paksa në mënyrë amatoreske, pasi në kamerat e sigurisë duken qartësisht prostitutat, ama Kim Jong Un ka demonstruar një forcë të jashtëzakonshme, një fuqi të madhe.

Lideri koreano – verior duke vrarë të vëllanë i tregoi botës se duhet që ta kenë frikë. Gjithashtu gjendet edhe një detaj interesant në vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në aeroport dhe nuk është rastësi. Kjo si dëftues nga ana e Kim Jong Un se mundet të terrorizojë aeroportet dhe ndaj duhet që t’ia kenë frikën.