Kim Mehmeti dhe Bashkim Shehu kandidatë për Çmimet Kombëtare të Letërsisë

18.12.2018 21:36:27

jë javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”. Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka,  bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet ditën e mërkurë, 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina.

Lista në rend alfabetik:

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:

  1. Adriatike Lami – “Burri që më do mua”; (Skanderbeg Books)
  2. Entela Tabaku – “Poemë e huaj”; (Pegi)
  3. Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”; (Dudaj)
  4. Kim Mehmeti – “Anemona”;  (Naimi)
  5. Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet; (Fishta)

Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:

  1. Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto;  (Dudaj)
  2. Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof; (Odeon)
  3. Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi; (Pegi)
  4. Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño; (Pika pa sipërfaqe)
  5. Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin; (Onufri)