Kina grumbullon 1.5 miliardë euro nga operacioni kundër mashtrimit fiskal nga artistët

22.01.2019 20:09:33

Autoritetet kineze rikuperojnë 11,53 miliardë juan (1,49 miliardë euro) taksa pas një fushate që synon goditjen e mashtrimit fiskal në mes të kinemasë dhe televizionit, njoftoi sot administrata.

Aktorët dhe shoqëritë e prodhimit të filmave janë nën mbikëqyrjen e autoriteteve fiskale që prej vitit të kaluar.

Këto të fundit duan të godasin fshehjen e të ardhurave në sektorin e argëtimit, ku paratë lëvizin me ritme shumë të shpjeta, përcjell Atsh.

Kjo fushatë kishte filluar në vitin 2018 pas akuzave të bëra nga një ish-prezantues në televizionin publik kundër Fan Bingbing, një prej aktoreve më të paguara në Kinë.