Kina iu përgjigjet kërcënimeve tarifore të SHBA-ve

03.06.2018 21:42:00
Kina ka paralajmëruar SHBA-të se nuk do të rrisin sasinë e importeve amerikane nëse sanksionohen eksportet kineze.

Pekini iu ka përgjigjur kërcënimeve të presidentit Trump për rritjen e tarifave të eksporteve kineze në më  shumë se 42 miliardë eurosh, raporton euronews.

Muajin e kaluar Kina ka premtuar se do të importojë nga SHBA-të, në një përpjekje për të ngushtuar suficitin tregtar prej 321 miliardë eurosh, përcjell lajmi.net.

Sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross ka zhvilluar bisedime me negociatorë kinez në Pekin, ndërsa zyrtarët kinez kanë thënë se do të refuzojnë të respektojnë marrëveshje me SHBA-të nëse përballen me tarifa ndaj eksporteve të tyre.

SHBA është përballur me kërcënime edhe nga BE-ja, Kanadaja dhe Meksika për hakmarrje nëse përballen me tarifa tregtare nga SHBA