Kina kundërshton dislokimin e raketave “Tad”

05.09.2016 15:27:44

Përpjekjet e presidentes së Kores Jugore për ta bindur Kinën që të mos kundërshtojë dislokimin e sistemit raketor amerikan “Tad” në Korenë Jugore, nuk kanë dhënë rezultat.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se krerët e Kinës dhe të Koresë Jugore janë takuar sot (të hënën) gjatë punimeve të takimit të krerëve të grupit G-20 në qytetin Hangzho në lindje të Kinës. Presidentja e Koresë Jugore në këtë takim ka folur në lidhje me testimet atomike dhe disa testime raketore që janë kryer nga Koreja Veriore dhe deklaroi se këto testime janë kërcënime që kanë detyruar Korenë Jugore të bie dakord për dislokimin e raketave “Tad”.

 

 

Presidenti kinez Shi Xhin Ping në këtë takim ka kundërshtuar në mënyrë të qartë dislokimin e këtij sistemi raketor dhe ka deklaruar: “Keqadministrimi i rrethanave aktuale dhe veprimet e tilla si dislokimi i sistemeve raketore, nuk zgjidhin problemet. Ai ka shtuar se dislokimi i këtij sistemi raketor do të dëmtojë marrëdhëniet e të dy vendeve dhe kjo nuk është një gjë e duhur për rajonin e Gadishullit Korean i cili ka nevojë për paqe.