Kina paralajmëron aktivistët demokratik të Hong Kong-ut

06.09.2016 22:39:49

Kina ka paralajmëruar se kushdo që mbështet pavarësinë e Hong Kong-ut mund të dënohet, thonë mediat e shtetit.

Mesazhi i ashpër ka ardhur pasi aktivistët e rinj pro-demokratik kanë fituar ulëse në këshillin legjislativ të Hong Kong-ut (LegCo), shkruan BBC.

 

 

Qeveria kineze ka theksuar “kundërshtimin e vendosur” për çdo veprimtari të pavarësisë në këshill ose jashtë saj.  Shumë njerëz në Hong Kong janë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me ndërhyrjet e Pekinit në politikën e saj.