Kina përgatitet për zbulime në Mars dhe Jupiter

31.01.2017 21:38:41

Kina po përgatitet të realizojë zbulime në Mars dhe Jupiter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve zyrtare të këtij vendi, zëvendës drejtori i Agjencisë Kombëtare të Kinës për Hapësirën, Vu Yenhua, ka vënë në dukje se kjo agjenci do të nisë misionin e parë eksplorues në planetin Mars në vitin 2020.

Duke vënë në dukje se gjatë misionit të dytë do të mblidhen mostra nga sipërfaqja e këtij planeti, si dhe do të bëhen studime për sipërfaqen e tij, Vu në vijim ka thënë se kanë vënë në axhendën e projekteve studimore të eksplorimeve edhe Jupiterin.

Qeveria kineze synon që deri në vitin 2030 të zgjerojë industrinë e saj hapësinore duke u kthyer në një “fuqi hapësinore”.

Sipas një raporti të publikuar vitin e shkuar nga Këshilli i Shtetit të Kinës, qeveria kineze ka në program të gjerë hapësinor duke filluar nga, dërgimi i anijes së parë me njerëz në hapësirë deri në vitin 2020, eksplorimin e hënës, dërgimin e satelitëve navigatorë me rezolucion të lartë, etj.