Kina planifikon zgjatjen e mandatit të presidentit

25.02.2018 14:24:12

Udhëheqësi kinez Xi vitin e kaluar për herë të dytë radhazi fitoi në zgjedhjet presidenciale

Partia Komuniste e Kinës planifikon që përmes reformës kushtetuese ti hapë mundësinë presidentit aktual, Xi Jinping për të qëndruar në krye të vendit edhe pas përfundimit të mandatit të dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua citoi deklaratën e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, në të cilën thuhet se Parlamentit së shpejti do t’i dorëzohet propozimin për heqjen e dispozitës kushtetuese sipas së cilës funksionin e presidentit dhe zëvendës-presidentit një person mund të ushtrojë maksimum për dy mandate pesë-vjeçare.

Në deklaratë nuk janë zbuluar detaje të tjera, ndërsa rreth përmbajtjes së saj, opinioni do të mësojë nesër kur fillon seanca tre-ditore e zakonshme të Komitetit Qendror.

Udhëheqësi kinez Xi vitin e kaluar për herë të dytë radhazi fitoi në zgjedhjet presidenciale, kurse me reformën kushtetuese Partia Kominste dëshiron t’i mundësojë qëndrimin në krye të shtetit edhe pas vitit 2023.

Në pesë vitet e fundit, Xi ka forcuar ndjeshëm pozicionin e tij si udhëheqës i Kinës, për çka më së miri flasin faktet se në Kongresin e fundit të Partisë Komuniste, vizioni i socializmit kinez është përfshirë në statutin e Partisë Komuniste. Më parë, në statut përmendej vetëm emri i themeluesit të Kinës, Mao Ce-tung.