Kinë: 163 mijë zyrtarë janë dënuar për korrupsion këtë vit

11.08.2016 16:34:53

Komisioni Qendror për Inspektim të Disiplinës (CCDI ) tha se rreth 163 mijë zyrtarë shtetërorë kinezë janë penalizuar këtë vit për “shkelje të disiplinës”, një shprehje kjo që përdoret nga Partia Komuniste e Kinës në raste të korrupsionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, ka cituar një komunikatë të CCDI-së ku thuhet se në mesin e të dënuarve janë 41 zyrtarë të nivelit ministror dhe provincial.

Që prej kur presidenti Xi Jinping lançoi fushatën antikorrupsion në vitin 2013 dhjetëra mijëra të dyshuar u janë nënshtruar hetimeve, përfshirë dhjetëra persona të profilit të lartë në kreun e partisë.

Sipas të dhënave të CCDI-së, 336 mijë persona janë dënuar vitin e kaluar për shkelje të disiplinës partiake, nga të cilët 14 mijë janë proceduar nga gjyqësori nën dyshimin për aktivitet kriminal.