Kinezja padit qeverinë e saj, babai i ndërroi jetë nga COVID-19 – ajo beson se zyrtarët fshehën disa fakte

03.09.2020 00:03:01

Një kineze ka filluar betejën ligjore kundër qeverisë së vendit të saj, që siç thotë ajo për shkak të veprimeve të gabuara që i kishin ndërmarrë ndaj pandemisë së COVID-19 që i kushtoi me jetë të atit të saj, për të cilin ajo beson se “zyrtarët i kanë fshehur disa fakte”, shkruan Sky News.

Zhao Lei nga Wuhani ka ngritur padi ndaj autoriteteve lokale duke kërkuar kompensim dhe kërkimfalje publike nga qeveria.

“Mendoj se qeveria i ka fshehur disa fakte”, ka deklaruar ajo duke shtuar se “se për këtë njerëzit nga Wuhani kanë vazhduar jetën si më parë, duke e pritur Vitin e Ri kinez dhe duke mos ndërmarrë kurrfarë masash mbrojtëse”.

39-vjeçarja pranoi se lëshimet e zyrtarëve që të informojnë qytetarët për virusin, nënkupton për të “që i ati i është infektuar me coronavirus ku si pasojë më pas edhe ndërroi jetë”.

“Mendoj që qeveria ka fshehur faktin që coronavirusi ka mundur të përhapet nga një njeri te tjetri”, ka shtuar ajo.

Ajo për këtë e bën përgjegjës qeverinë kineze nga e cila kërkon kompensim.

Lei mendon se babai i saj në fund të janarit ishte infektuar me COVID-19, dhe se autoritetet nuk i kishin ofruar ndonjë ndihmë për ta dërguar në spital, sepse ekipet emergjente kanë qenë të mbingarkuara me raste tjera.

Megjithatë, me të mbërritur në spital, u konstatua se ishte tepër vonë. Ai ndërroi jetë nga infeksioni derisa po qëndronte i ulur në korridor të spitalit.

“Nuk mund ta pranojë këtë. Të vdes dikush në mënyrë të befasishme, assesi nuk mund ta pranojë këtë fakt”, ka shtuar ajo.

Zhao vendosi të ngrit padi edhe pse gjykata lokale e ka hedhur poshtë, derisa autoritetet e kanë vizituar të ëmën e saj duke e paralajmëruar që të mos flet.

“Mendoj se padia ime është e mirë dhe e drejtë kundër vendit tim. Mund të paralajmëroj njerëzit që nëse kemi ndonjë katastrofë të ngjashme në të ardhmen, të veprojnë dhe parandalojnë epilogun që e kishte COVID-19. Mund të shpëtojmë jetë njerëzish”, ka shtuar Zhao.

Kujtojmë që Kina vazhdimisht ka insistuar se kinse ka vepruar si një “shtet i hapur dhe transparent”, lidhur me pandeminë që ngriti në këmbë botën. Por, Zhao pretendon se versioni i saj është i vërtetë duke i siguruar të gjithë që nuk po gënjen dhe se nuk merret me thashetheme.