Kirgizi: Zbulohet memoriali për viktimat e vitit 1916

02.09.2016 13:20:09

Presidenti kirgiz, Almazbek Atambaev ka zbuluar memorialin për viktimat e vrasjes masive të Rusisë cariste të vitit 1916.

Duke folur gjatë ceremonisë në Bishkek, Atambaev i ka quajtur ngjarjet e vitit 1916 si “kryengritje çlirimtare kombëtare për ruajtjen e tokës amtare dhe luftë për liri”.

A ka shtuar se Kirgizia dhe Rusia ndajnë histori të përbashkët dhe në të ardhmen do të ndajnë akoma më shumë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Rusia vendosi që popujt indigjene të Azisë Qendrore të bëjnë pjesë në ushtri si punëtorë të paarmatosur dhe do të ndërtonin frontifikata dhe llogore gjatë luftës.

 

 

 

Shumë kirgizë dhe kazakë refuzuan që të shkonin në luftë dhe hapur u rebeluan ndaj autoriteteve ruse.

Besohet se rreth 100 mijë deri në 270 mijë kirgizë etnikë janë vrarë nga batalionet e Rusisë cariste, përderisa qindra mijëra të tjerë ikën në provincën kineze të Xinjiangut.

Muajin e kaluar, një komsion publik në Kirgizi erdhi në përfundim se vrasjet masive të vitit 1916 ishin gjenocid.