Kirurgët pezullojnë grevën deri me 6 maj, kanë një porosi për institucionet

15.02.2019 13:29:00

Kolegjiumi i Kirurgëve të QKUK-së, kanë marrë vendim që të pezullojnë grevën e tyre deri me 6 maj, në mënyrë që t’iu lënë hapësirë institucioneve dhe Ministrisë së Shëndetësisë të reflektojnë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, në të cilën specifikohet se greva është ndërprerë sot pas takimit që kanë pasur.

Ata kanë thënë se edhe pas datës 6 maj, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre për paga, do ta vazhdojnë grevën.

“Në takimin e sotëm, datë 15 shkurt 2019, me Kolegjiumet Kirurgjike dhe Institutet Paraklnike të QKUK-së, u vendos që:

Të pezullohet greva deri me datë 6 maj 2019, në mënyrë qtë të jepet  hapësira e duhur kompetentëve nga Ministria e Shëndetësisë që të refelektojnë dhe t’i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për monitorimin dhe rrezikshmërinë në punë ( ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019).

Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjene koeficientit në Ligjin për Paga,do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon”, thuhet në njoftim.