Kjo çka po ndodhë në Kosovë nuk ka ndodhur as në mesjetë?!

28.02.2018 22:49:29

Nga Skënder MULLIQI

Politika katasrofale e udhëhequr nga kjo elitë politike , po bën që frika e cila ekziston mbrenda njeriut , të shfaqet si shumë e rrezikshme , si diqka që është apstrakte, por e cila po kalon në realitet. Politika e keqe e instaluar në Kosovën e pas luftës , ka bërë që udhëheqjët shtetërore por edhe partiake të bëhën gjithnjë më të urryera nga qytetarët e Kosovës.Shumë nga këta politikanë janë të varfër në dije , janë të pa dinjitetshem , të pa moral politik ,të korruptuar të cilët janë ngritur mbi shtetin dhe mbi ligjin .

Këta janë bërë tashmë rrezikë i të ardhmës së brezave që po vijnë . Kan instaluar pushtet të korruptuar që vështirë ti gjendet fija.Loja më frikën duket së po ju shpaguhet. Edhe nese ndonjë e keqe bëhët e zëshme , sikur kur binë këmbanat, sigurisht së edhe kjo kalon , pa marrë parasysh së qytetarët po abrogohen nga qdo e drejtë. Për këtë klasë politike nuk ka rëndësi që po rritët varfëria, që po shtohet numri I atyre të cilët po kërkojnë punë , nuk ka rëndësi së po rritët numri I atyre të cilët po largohen nga Kosova. Nuk po paraqet problem për ta pse po humbim territor . Nuk e kan dert së kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar dhe largë inkuadrimit në BE.

Të gjitha këto dukuri të rrezikshme janë duke na lënë pa alternativë. Ne kemi mundësi zgjedhjeje të mirë, të stabilizojmë situatën politike dhe situatën ekonomike, por edhe ate të sigurisë . Na nevoiten hapa konkret , e jo fjalë boshe që po i ndwgjojmë përditë nga këta demagogë politikë. Asgjë nuk po punohet as nuk po implementohet në të mirë të qytetarëve . Këta gjithnjë e më shumë po kapën fortë për shalë, nuk po dëshirojnë të zbresin nga pushteti.

Po luajnë në karta të ndryshme për interesa të tyre përsonale .Në të njejtën kohë pa na paraqitën si të moderuar, e janë largë nga pragmatizmi dhe civilizimi evropian. Edhe burokratët e Brukselit duket ashiqare së këto udhëheqje autokratike nuk po ju pengojnë gjoja në emer të stabilitetit në rajon.

Të gjithë shtetet e Ballkanit pa dallim , dëshirojnë të inkuadrohen në BE. Para së gjithash , elitat udhëheqëse I mban gjallë shpresa që të vijnë deri të mjetet financiare dhe donacionet tjera , për ti mbuluar pa punën dhe paaftësitë e tyre .Gjithëqka po ja përshtatin situatës politike , po ia përshtatin interesave të tyre . Kjo qka po ndodhë në Kosovë nuk ka ndodhur as në mesjetë.

Zor , që sado që kemi pasur pushtete historikisht antidemokratike në botë , nuk kan pranuar që të pasurohen në këtë mënyrë shumë të ulët.Shumë kujt nga këto udhëheqje politike të paluftës ishte dashur një ditë tu ekspozohen të gjithë të bëmat para organëve të drejtësisë, dhe para popullit . Sigurisht së këto të bëma do të dalin tmerruese për opinionin e gjerë public jo vetëm të Kosovës.