Kjo është biografia e ministrave të rinj të propozuar nga BDI-ja

28.05.2017 13:04:19

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte i kumtoi emrat e ministrave dhe zv/ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë në Qeverinë e ardhshme me LSDM-në e Zoran Zaevit, njofton Manastiri Lajm.

 

4 nga 6 pjesëtarët e ekzekutivit të BDI-së janë emra të njohur për opinionin pasi që më parë kanë bartur funksione të larta shtetërore gjatë qeverisjes së mëparshme të BDI-së.

– Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

Hazbi Lika, lindi në vitin 1972 në Tetovë, është politikan shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, ish zëvendës ministër i Punëve të Brendëshme (i emëruar më 27 qershor të vitit 2003), ish kryetar i Komunës së Tetovës (gjatë viteve 2005-2009) dhe Sekretar organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim. Arsimin e lartë ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Depertamenti i Gjuhësisë dhe Letërsisë Shqipe.

Lika në opinion gjithashtu është i njohur si Komandant i ish-Bdrigadës 112 Mujdin Aliu të UÇK-së dhe për kontributin e dalluar të tij dhe familjes së tij për kauzën kombëtare. Ai gjithashtu ka lënë gjurmë të pa kontestueshme gjatë periudhës kur ka qenë Kryetarë i Komunës së Tetovës, duke realizuar projektet më të mëdha të infrastrukturës që njeh Tetova pas 1945 e deri më tani. Kontributi i Likës është i pa kontestueshëm edhe gjatë periudhës kur ishte Zëvendës Ministër i Punëve të Brendëshme, sepse është periudha e vetme kur shqiptarët në MPB e kanë ndier vetën të fuqishëm dhe të përfaqësuar.

Hazbi Lika ka qenë një ndër zërat më kritik brenda BDI-së që nga 2008 së bashku me Rafis Alitin, Fatmir Deharin dhe të gjitha forcat progresive brenda BDI-së që kanë kërkuar reforma thelbësore brenda subjektit. Kjo na jep shpresë se z. Lika dë të vazhdojë të jetë zëri i reformave brenda qeverisë së re dhe brenda subjektit të tij.

– Bujar Osmani – zv/kryeministër për integrime evropiane

Bujar Osmani ka lindur më 11 shtator 1979 dhe ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Osmani ka titullin specialist -kirurg të cilin e ka marrë në Klinikën për Kirurgji digestive. Specializimin ai e ka përfunduar në Shkup dhe në Londër në qendrën për transplantimin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.

Gjatë mandatit të kaluar ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, ndërsa aktualisht vepron si mjek në Klinikën e Shkupit, ndërsa është edhe zëdhënës i BDI-së.

– Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë

I lindur më 21.01.1960, shkollimin fillor e ka kryer në “Dituria”-Likovë, të mesmin në “19 nëntori” Q M Teknike- Prishtinë. Në arsimin e lartë është i diplomuar në fushën e Maqinerisë
Ka punuar si profesoir i lëndëve teknike deri në vitin 2000. Ka qenë doganier i lartë në vitet 2000-2001.
Angazhimi politik
Zv/drejtor i Doganave të RM-së
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra
Deputet në Parlamentin e RM-së, 2006-2010
Kryetar i Komunës së Likovës

– Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë

Salihu ishte anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së. Ai vjen nga dega e Vrapçishtit.

Paraprakisht ka qenë drejtor në dy drejtori, fillimisht në NP “Komunales” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë.

Ai ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në luftën e vitin 2001 në Maqedoni.

Me dikasterin e drejtësisë kohëve të fundit kanë udhëhequr vëtem kuadro nga rrethi i Gostivarit. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 këtë post e mbante Prof. Dr. Adnan Jashari nga Debershi i Gostivarit. Pas tij në këtë pozitë erdhi Valdet Xhaferi nga Gostivari, i cili akoma është ministër i drejtësisë në Qeverinë teknike deri në formim të qeverisë së re.

– Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë

Kreshin Bekteshi është nga Kërçova, i lindur në vitin 1985, studimet i ka mbaruar në Sheffield të Britanisë së Madhe. Ai fillisht ka punuar në Agjensinë për investime të huaja, më pastaj ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel dhe në Bern.

– Ramiz Merko – ministër pa resor

Ramiz Merko i lindur më 12.4.1957 në Strugë. PhD, specialist në ekonomi. Ka qenë kryetar i Komunës së Strugës.

Aktivitetet në Kuvend:

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Anëtar
Komisioni për Transport, Komunikim dhe Mjedis, Zëvendës Kryetar
Komisioni Legjislativ, Anëtar
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Anëtar
Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, Anëtar