Kjo është gjendja e pishinave në Kosovë (Video)

19.08.2016 23:34:43

Pompat që e filtrojnë ujin e pishinës nuk ndalen pothuajse asnjëherë. Por, dushet e vendosura për pushuesit shfrytëzohen fare pak.

Sido që të jetë, edhe pronarët edhe vizitorët, po thonë se janë të kënaqur me kushtet që ofrojnë këto vende rekreative në Kosovë.

Dikush po i shfrytëzon për parapërgatitje për bregdet, e për të tjerët, kur s’ka det bën edhe pishina.

Ndërsa pronarët thonë se janë të detyruar t’i respektojnë standardet, në të kundërtën u ikin vizitorët. E që të mos ndodhë ndonjë e papritur, pishinat kanë angazhuar edhe shpëtimtarë.

Për më shumë rreth pishinave në Kosovë dhe gjendjes së tyre, ndiqeni kronikën e mëposhtme.