Kjo është gjendja shëndetësore e 26 zyrtarëve të helmuar

13.10.2019 13:35:45

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë rreth orës 11:00. Kjo pas kundërmimit të zarfeve.

Si pasojë e kësaj 26 zyrtarë kosovarë po dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota të cilët kanë ardhur nga Serbia.

Për të njëjtit është raportuar se kanë pasur simptoma të temperaturës, kruarjes dhe djegies në fytyrë e duarë.

Lajmi.net mëson se nëntë nga këta persona janë dërguar në Klinikën Infektive ku po marrin trjatim mjekësor.

Për fat të mirë viktimat ndodhën jashtë rrezikut për jetë.

Edhe Policia e Kosovës janë duke u marrë me këtë rast.

“Policia posedon informacionin dhe në aspektin policor jemi duke e trajtuar, ndërsa lidhur me detaje në këtë fazë adresohuni KQZ-së dhe autoriteteve shëndetësore”, ka thënë për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.