Kjo është gjendja shëndetësore e ish kryeministrit, Isa Mustafa

10.01.2018 15:32:21
Zyrtarë nga Spitali Amerikan kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Kanë thënë se ish- kryeministri para dy dite kishte shkuar për trajtim në spital me simptoma gripale.

“Ai është duke u trajtuar në spital me terapi.  Gjendja e tij është stabile. Në spital do të qëndrojë deri në përmirësimin e gjendjes”, kanë thënë nga Spitali Amerikan.

Isa Mustafa vite më parë ka pasur ndërhyrje në zemër në një spital në Belgjikë. Ai kohë pas kohe ka shkuar edhe në Gjermani për kontrolle.