Kjo është jeta e njeriut që jeton prej 40 vitesh në shpellë

01.08.2016 13:58:21

Një burrë ka 40 vite që jeton në një shpellë, e cila ndodhet në një mal të provincës veriore Tucuman, Argjentinë. 79-vjeçari Pedro Luca, mbijeton pa elektricitet në shpellën e tij.

Sipas mediave të huaja, kur e merr uria, ai vendos në krahë çiften e tij dhe del për gjah, ndërsa ujin e merr nga një përrua afër vendbanimit të tij.

“Është uji më i pastër dhe më i mirë në botë”, thotë Pedro.

Ai ka shtuar se zjarri është magjik. E si pasojë dita e tij nis gjithmonë duke ndezur zjarr. 79-vjeçari është bërë shumë i famshëm në San Pedro de Colalao dhe kur i bie rruga pranë shpellës, banorët i çojnë ushqime dhe gjëra për të cilat ka nevojë.

Ndërkohë me pensionin e qeverisë (150 dollarë) ai blen qirinj. Pajisja e vetme teknologjike që zotëron është një radio e vogël, por e ka të vështirë të kapë stacione pasi në mal nuk ka shumë valë.

Luca thotë se që kur ishte i vogël dëshironte të jetonte në kushte të tilla dhe shprehet se kurrë nuk e ka pyetur veten se pse jeton në shpellë.

q1

q2

q3