Kjo është kandidatja më e votuar në Lipjan, ua ka kaluar të gjitha femrave

25.10.2017 14:42:09

I la të gjitha femrat tjera prapa. Vlora Limani-Hajnuni është asambleistja femër që ka mbledhur më së shumti vota në Komunën e Lipjanit.

Hajnuni, e cila vjen nga radhët e LDK-së i la prapa të gjitha femrat dhe disa meshkuj që ishin në listë për Kuvend Komunal.

E në këtë listë Vlora po del të jetë e para . Ajo mori afërsisht 360 vota deri tani dhe është femra më e votuar në Komunën e Lipjanit.

Ajo në një prononcim për gazetën Ulpianapress tha se sipas informatave që ka është asambleistja më e votuar në Lipjan.

‘Sipas informatave që kam jo vetëm në LDK por jam gruaja më e votuar në Lipjan nga tw gjitha partitë, afërsisht i kam 360 vota’’, ka thënë shkurt Hajnuni.